21.5 C
Tirana
E enjte, 26 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Adriana Kalaja i rrëzon kauzën e zgjedhjeve të vjedhura Berishës: Ne kemi grabitur njëri-tjetrin

    Adriana Kalaja ka reaguar ashpër, pas nisjes së procesit të rinumërimit të votave në Tiranë, ku ajo ishte kandidate e Partisë Demokratike.

    Ajo akuzon kandidatët e PD-së, se kanë vjedhur njëri-tjetrin.

    Sipas Kalasë, PD nuk mund të ankohet se Edi Rama ka vjedhur zgjedhjet, kur vetë ata kanë vjedhur njëri-tjetrin.

    “Nuk mund të akuzosh komshiun se të ka vjedhur, ndërkohë që ti vjedh familjen tënde.

    Natën e mirë e pafshi ëndrra me rinumërime”, shkruan ajo.

    Kalaja ndërkohë, shprehet se çdo gjë, duke nisur nga fushata, e ka bërë me shpenzimet e veta.

    “Të flasësh me superlativa për dikë që thjesht po bën punën, madje paguhen mjaftueshëm mirë për ta bërë atë (pa përmendur të shkuarën e tyre se shkon keq fare situata), e të mos guxosh të përmendësh dikë që jo vetëm nuk paguhet, por çdo gjë e bën VETËM me shpenzimet e veta, tregon se gjëndja nuk është aq keq.

    Është edhe më keq”, shkruan Kalaja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit