28.5 C
Tirana
E martë, 16 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Adriatik Lapaj: Endri Shabani më tradhtoi njësoj si Hamzai që “preu në besë” Skënderbeun

    Adriatik Lapaj nuk ka kursyer kritikat për Endri Shabanin duke deklaruar se u tradhtua nga bashkëpunëtori i tij pas zgjedhjeve të 11 majit, ku plasi “lufta” kush të merrte mandatin e vetëm të deputetit të fituar në Tiranë nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.

    Gjatë intervistës në “News24”, Lapaj tha se Ana Dajko, deputetja aktuale që përfaqëson “Shqipëria Bëhet”, nuk është një njeri politik dhe sipas tij po mban një peshë të padrejtë.

    Lapaj ndihet i tradhtuar, teksa e krahason Endri Shabanin me figurën e Hamzait që preu në besë Skënderbeun.

    “Nuk jetojmë në demokraci reale. Mos të bëjmë sikur, por shoqëria duhet ta shikojë të vërtetën në sy. Ana Dajkon nuk është njeri politik. Ajo është një nënë e nderuar, që po mban një peshë të padrejtë. Sistemi, lëvizjen tonë e ka shpallur armike. Ne do ta zhbëjmë këtë sistem të padrejtë. Lëvizja jonë në parlament do qëndrojë vetëm, se çfarë ndodh në të ardhmen këtë nuk e dimë. Po luftohemi në çdo drejtim. E keni parë si thonë Ana Dajko, tezja e Adriatikut, që as nuk është, e marrin dhe e hedhin shabllon mediat pro sistemit. Ne listat e mbyllura donim t’i digjnim.

    Gjithë verës, kam bërë ture dhe takime. Do ecim rrugëve të atdheut. Bëmë bashkë 80 mijë shpirtra të lirë. Kjo ka bërë shumë vetë kundër lëvizjes. Na sulmojnë, sepse sistemi nuk është rehat nga ne. Unë isha kryetar partie e isha në listë të hapur. Ne na tradhtuan, këtë e di gjithë Shqipëria. Kaini tradhtoi Abelin, Hamza tradhtoi Skënderbeun, Jezusin e tradhtoi Juda. Komisionet Hetimore në Shqipëri nuk kanë prodhuar rezultate. Unë nuk kam respekt për qeveri, ku ministrat nuk e dinë se çfarë roli do të mbajnë. Rama do të krijojë idenë e një njeriu fuqiplotë”, tha Lapaj.

    Ana Dajko, një 60-vjeçare nga Saranda që nuk është marrë kurrë me politikë, dhe që u kandidua fiktivisht në Tiranë, u betua më 12 shtator si deputetja e vetme e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

    Kolegji Zgjedhor i vendosi vulën konfliktit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, duke mos dërguar në Kuvend as Lapajn më të votuarin e listës së hapur, dha as Kleana Xhuvelin, kushërirën e Lapajt nga lista e mbyllur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit