23.5 C
Tirana
E hënë, 30 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Adriatik Lapaj: Kush do të pijë kafe apo të hajë drekë me mua, të më shkruajë se do iu vi në shtëpi

    Adriatik Lapaj ka prezantuar një nismë për të qenë në çdo cep të Shqipërisë e për të takuar cilindo që dëshiron të pijë një kafe me të apo dhe ta ftojë në shtëpi për të ndarë një kafshatë bukë.

    Ai u bën thirrje shqiptarëve që t’i shkruajnë mesazh në rrjetet sociale dhe të takohen qoftë për një bisedë, për një kafë apo dhe në vendin e punës, për të ndarë problemet dhe vështirësitë e jetës së përditshme.

    “Do vijmë te ty! Çdo ditë do të jetë një rrugëtim për të takuar secilin prej jush, kudo ku jetoni, në çdo cep të atdheut. Do të udhëtoj për të qenë pranë kujtdo që më fton. Diku do takoj një njeri, diku dy, tre, katër a pesë.

    Diku do pimë një kafe. Kur të më ftoni në shtëpi, do ndajmë edhe një kafshatë bukë. Diku do takohemi në vendin tënd të punës, ku do të më tregosh si e fiton jetesën dhe me çfarë vështirësish përballesh.

    E diku tjetër, gjatë rrugës, do kuvendojmë në odat e traditës.  Dua të mësoj nga ju çdo problem që përballeni, dhe t’i jap zë sa më shumë të mundem”, shkruan Adriatik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet, një forcë e re politike që tashmë do të ketë 1 deputet në Parlamentin e ri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit