20.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Adriatik Lapaj paralajmëron dorëheqjen: Nëse mbetemi me një mandat, nuk do të jem deputet!

    Adriatik Lapaj, ka deklaruar se nuk do ta marrë mandatin e deputetit nëse koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet mbetet me një mandat në Tiranë, siç ka gjasa të ndodhë, sipas numërimit të votave deri tani.

    Lapaj tha se deputet do të jetë personi i dytë pas tij që ka marrë më shumë vota në Tiranë.

    Edhe pse koalicioni i drejtuar prej tij, ka dështuar të marrë mandate parlamentare, Lapaj u përpoq të justifikojë disfatën te Fevziu, duke thënë se ka marrë vota në rang kombëtar dhe mund të rezultojë forcë e tretë.

    I dyti më i votuari nga ky koalicion në Tiranë, pritet të jetë Endri Shabani, i cili me siguri do ta “mbërthejë” mandatin e Lapajt.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit