9.5 C
Tirana
E hënë, 31 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Agron Shehaj nxjerr dokumentat: Vështirë të gjesh një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj

    Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka sjellë në studion e emisionit “Opinion” disa dokumenta të cilat sipas tij tregojnë se kreu i “Nismës Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përfshihet në çështje pronash në bregdetin e Shqipërisë.

    Shehaj në fjalën e tij shprehet se është e vështirë të gjesh një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj, duke nënkuptuar se janë shumë çështje, për të cilat janë në dijeni si kryetarët e partive të mëdha e të vogla, ashtu edhe media, por nuk flasin.

    Agron Shehaj theksoi se ka zgjedhur që të mos përfshihet në pazare edhe pse mund të ishte në interes të partisë së tij.

    Agron Shehaj: Ky është dokumenti ku Adriatik Lapaj është ndërmjetës për një investim strategjik në bregdet.

    Blendi Fevziu: Po e tha ai.

    Agron Shehaj: Ky është dokumenti që tregon se Adriatik Lapaj ishte në marrëveshje dhe ka marrë para jo nga një kompani që akuzohet po nga individë që akuzohen se kanë pastruar paratë e krimit. Ky është dokumenti që tregon se ka qenë palë në një pronë tjetër, gjithmonë në bregdet.

    Blendi Fevziu: Po është avokat mo…

    Agron Shehaj: O Fevzi janë çështje ku ka qenë i përfshirë vjehrri i tij. Këto janë pesë raste që tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një sekser të rëndomtë ku praktikisht është e vështirë të gjesh një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj.

    Blendi Fevziu: Si qenka kjo tani. Kjo tani është hiperbolë. S’gjen dot një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj se keni gjetur dy raste ku ka bërë avokatin.

    Agron Shehaj: Janë pesë raste këto Fevzi. Tani këto janë pesë raste që di unë. Nëse unë di për pesë, Edi Rama di për 50. E dyta këto i dinë të gjithë. Nuk janë dokumente që i kam vetëm unë. I dinë mediat, Edi Rama, Sali Berisha, të gjithë kryetarët e partive, por këtyre nuk iu bën përshtypje. Nëse Edi Rama dhe media do të kishin këto për mua, mua do të më pushkatonin para Kryeministrisë, kurse për këtë nuk flet askush.

    Blendi Fevziu: A jeni i sigurtë 100% për ato dokumenta? Se zoti Lapaj këtu në studio i ka…

    Agron Shehaj: E sfidoj që të shkojë në gjykatë dhe të më hedhë në gjyq. Dëgjo Fevzi unë në këtë studio kam denoncuar shumë skandale. Më thuaj një rast të vetëm që unë kam gënjyer. Asnjë.

    Blendi Fevziu: Po ka dalë Lapaj dhe ka thënë që Agron Shehaj gënjen, meqë më thua këtë.

    Agron Shehaj: Dakord ta vërtetojë.

    Blendi Fevziu: Pra ti mendon që koalicionin me këto partitë e reja se ke bërë vetëm prej Lapajt?

    Agron Shehaj: Po pse pak të duket ty Fevzi. Unë shumë mirë mund të bëja sikur nuk është gjë dhe sigurisht ishte në intersin tim. Unë zgjodha të refuzoja pazarin dhe zgjodha të flas dhe të qëndroja me partinë ‘Mundësia’ dhe mos të përfshihesha në pazare. Dija edhe unë të bëja siç bëri Shabani që nuk i di këto gjëra. Mund të merrja shumë të tjerë, por nuk kam ndërmend sepse kemi vendosur të mos bëjmë pazare.

    Reagon Lapaj

    Adriatik Lapaj ka bërë të ditur se do të padisë deputetin Agron Shehaj ditën e hënë për akuzën e shpifjes.

    Lapaj ndërhyri në emisionin Opinion ku ishte i ftuar Agron Shehaj, duke i dërguar një mesazh në celular drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu, ku bëri me dije publikisht se denoncimi ndaj deputetit do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

    Blendi Fevziu: Kam një reagim. Është z.Lapaj i cili më thotë: I thuaj z.Shehaj që ditën e hënë do të paditet për shpifje siç ia kam thënë. E dyta, për pikën e 1 lexo numrin e vendimit të Shkallës së Parë dhe atij të Apelit dhe krahaso a është e njëjta çështje? Thotë, unë nuk kam bërë asnjë procedurë dhe asnjë investim strategjik. Gënjen, do të duhet të provojë në gjykatë. Në çdo rast unë kam qenë avokat mes palëve private, investitorëve dhe pronarëve. Në asnjë rast nuk ka procedurë që unë të kem kryer veprime me shtetin. Për pikën e tretë, avokati përfaqësohet sipas ligjit.

    Agron Shehaj: Konfirmoi atë që thashë unë. Që po gënjen, unë nuk thashë që ai ka kryer investim strategji, unë thashë që ai ka qenë ndërmjetës për një investitor strategjik. Ka ndihmuar një investitor strategjik që të shpallet investitor strategjik. Unë nuk po them që ai duhet të shkojë në burg për këtë gjë, po them që nuk është normale që dikush që hiqet si i kulluar dhe do luftojë korrupsionin e vjedhjet, është i përfshirë në të paktën 5 raste ku ke ose vjehrrin që ka dhënë vendimin, ose ky që ka mbrojtur në Shkallë të Dytë vendimin që ka marrë vjehrri, ose ka ndihmuar një investitor të shpallet investitor strategji, ose ka marrë lekë nga krimi i organizuar, ose ka bërë bashkë ata që kanë përfituar pronën ku në atë çështje ka qenë edhe vjehrri me krimin e organizuar. Këto për mua tregojnë që kemi të bëjmë me një njeri që është totalisht i zhytur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit