21.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Agron Shehaj refuzon ftesën e demokratëve: Nuk pranojmë asnjë kandidat nga PD, për Bashkinë e Tiranës

    Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kreu i Partisë Mundësia parashtroi kushtin e vetëm për të negociuar me PD-në dhe partitë e tjera opozitare, i cili është se duhet një kandidat jashtë politikës.

    I pyetur mbi përjashtimin që Flamur Noka i bëri Arlind Qorit dhe Lëvizjes Bashkë nga negociatat, Shehaj u shpreh se partia më e madhe e opozitës nuk është në kushtet për të përjashtuar njeri.

    “Nëse duam të zgjedhim një kandidat jo të korruptuar në bashkinë Tiranë duhet ti shtrijmë dorën të gjithëve e nuk e shoh të arsyesme të themi këta jo këta po, Qorit, Lapajt, Shabanit, ë gjithëve pa përjashtim. Opozita s’ka luksin të vendosë veto.

    Vërtet mendojmë që opozita është në kushtet që mund të zgjedhë?

    Nuk është kjo fryma, nuk është kjo zgjidhja” – u shpreh Shehaj.

    Shehaj e bën të qartë se Mundësia nuk do mbështesë asnjë kandidat politik që del nga radhët e Partisë Demokratike. Sipas tij e vetmja mundësi që opozita të dalë fituese është një kandidat i përbashkët jo politik.

    Ai i bën thirrje PD-së të mos luajë me dy porta dhe të jetë më e qartë lidhur me kandidatin e këtyre zgjedhjeve.

    Shehaj shton se nuk do ulet me PD-në për negociatat nëse paraprakisht i kërkojnë të mbështesin kandidatin e tyre.

    Ka vetëm një mënyrë për të fituar zgjedhjet në Tiranë. Dhe e vetmja mënyrë është që e gjithë opozita të vijë me një kandidat nga jashtë partive politike. Ky është qëndrimi që kemi mbajtur dhe jemi të bindur se është e vetmja mënyrë për të fituar zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Sidomos duke patur parasysh se vetëm para disa muajsh u bën zgjedhjet në Tiranë dhe Partia Socialiste ka marrë 49% të votave, po të llogarisësh votat që ka marrë PSD. Kuptohet që shanset që një kandidat i opozitës i njërës prej partive të fitojë zgjedhjet janë shumë të vogla.

    Kështu që e vetmja mënyrë, e vetmja alternativë është që të kemi një kandidat që vjen jo nga radhët e partive politike. Në këto muaj nuk kemi marrë një përgjigje të prerë nga Partia Demokratike nëse është apo nuk është për një alternativë të tillë. Përgjigjet kanë qenë të llojit edhe mundet, politikë, por çfarë do të thotë. Propozimi  ynë ishte i qartë. Tani na kërkohet të futemi në negociata. 

    Por para se të futemi në negociata është shumë e rëndësishme që PD të thotë është apo nuk është për një kandidat të tillë. Nuk mund të luhet me dy porta edhe jemi edhe s’jemi. Duhet ta ndajë ose do vazhdojmë më rrugën e vjetër që do PD do nxjerri një kandidat, ose me mënyrën e re që opozita nxjerr një kandidat të përbashkët.

    Dëgjoj hipoteza që nuk ka kandidat të gatshëm. Nuk është e vërtetë. Ka Tirana qytetarët t ndershëm, punëtorë, të aftë, pafund. Shumë që janë të gatshëm, të lënë n puënt e tyre dhe të vendosin në shërbim të qytetarëve të Tiranës. 

    Më pyesin vazhdimisht nëse kemi emra. Absolutisht kemi disa alternativa shumë të mira, që jam i bindur mund të fitojnë përballë kandidates socialiste që të gjithë e dinë se ka dosje në SPAK, se ka abuzuar me paratë e qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit