3.5 C
Tirana
E premte, 12 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Agron Tufa nga azili, zhgënjehet nga Tomor Alizoti: Edhe ti? Ma shpife krejt….

    Agron Tufa ka kritikuar ashpër qëndrimin e opozitës, e cila firmosi për kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokat të Popullit.

    Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Tufa thotë se opozita duhet të kishte mbështetur një kandidaturë nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë në këtë proces.

    “Edhe ti, o Alizot?

    Tani nuk kemi më iluzione… të paktën politike. S’ka gjë se na kanë përdorur për llosha. Por, qëkur thashë: “Mbyllni qepenat e opozitarizmit!”, këtë marrëdhënie flligështie kisha parasysh, si me listat për Avokatin e Popullit. I sheh emrat dhe firmat dhe s’të besohet. I sheh prapë – dhe një horizont i larmishëm sharjesh të vjen në gojë. I sheh për herë të tretë dhe… e dini vetë.

    U tha e u përfol se opozita do të propozonte një kandidat nga shtresa e ish-të përndjekurve. Por jo, jo… Janë të thella këto punë në këtë tokë të lashtë. Veçse firma e z. Tomorr Alizoti, ma shpifi krejt, për Zotin. Zot, o Zot, edhe ti o Alizot? Atëherë… varja, varja…

    Ngushëllim që nuk e pashë aty firmën e Agron Shehajt.

    Po si vallë, me këto flligështi do ta mundni Ramën!?

    Ja pse nuk e mundni: ju mungon një gjë shumë e madhe, që ju nuk e përfillni dhe mbase nuk e keni si të dhënë ndërndijore dhe prag vetëdije: sinqeriteti dhe dinjiteti. Dhe tash u bë një dekadë e gjysmë, që po vuani borxhin e hipokrizisë së gjatë. E djathta, me ç’duket, ju duket djathë, por ju po hani sapun, zotërinj….

    P.S: Është i parashikuar me atë horizontin e larmishëm të sharjeve kushdo që guxon ta çojë, qoftë dhe nëpër mend, atë fjalën e dalëboje “opozitë e opozitës””, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit