23.5 C
Tirana
E hënë, 13 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ahmed Kalaja, luftë online me “Lolitën”

    Faqja “Lolita” ka denoncuar një sulm ndaj llogarive të saj në rrjetet sociale. Faqja e famshe në Facebook deklaron se pas pezullimit të faqeve kryesore qëndron hoxha Ahmed Kalaja. Në një reagim të publikuar online, administratorët e faqes thonë se janë vënë në shënjestër përmes raportimeve të qëllimshme ndaj përmbajtjes së tyre.

    Sipas “Lolita”, justifikimi zyrtar për bllokimin e llogarive lidhet me shkelje të të drejtave të autorit, por ata e konsiderojnë këtë vetëm si pretekst. Faqja pretendon se masa erdhi pas publikimeve të saj për një vizitë që Ahmed Kalaja i ka bërë Erion Veliajt në burg, si edhe për një rast kur Kalaja është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës.

    Reagimi i Lolitës:

    Prej ditësh jemi vënë në qendër të sulmeve nga blogeri që part time është hoxhë. Na ka raportuar faqen e madhe në facebook dhe instagramin, të cilat janë të pezulluara për momentin. Pretendon që i kemi shkelur të drejtën e autorit, por në fakt e shqetëson e vërteta. Nuk i del e keqja që kur i thashë se i ka çuar Erion Veliajt hurma në burg dhe që ka patur një çështje me antiterr*rin, për të cilën është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës. 7 faqe do t’i hap dhe prapë do e them atë që mendoj, se nuk ma mbyll dot gojën as ti as Erion Veliaj! 

    Lolita,

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit