Gjergj Luca, biznesmen i njohur në vend, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke treguar peripecitë e biznesit të tij në vend dhe problemet me autoritetet, zbuloi njohjet që ka patur me ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe me ministren e Infrastrukturës dhe Transporteve, Belinda Balluku, duke vlerësuar këtë të fundit si e gjindshme dhe që nuk i ka ikur drejtësisë, siç bëri Ahmetaj, duke u arratisur në Zvicër.
“Të dy i njoh, Arben Ahmetajn dhe Belinda Ballukun. Kam bërë biseda biznesi. “Tigri” ishte aktor si Anthony Quin, si Marlon Brando. Njëherë më puthi në sy të Gramoz Ruçit.
Ky më tha: të puthi gjirokastriti?
Po, i thashë.
Sa herë?
Pesë herë!
E ke ngrënë, më tha.
Kur ishte ministër më erdhën kontroll Tatimet. Më thanë nuk luajmë pa vënë gjobë. Donin faturën tatimore. Marr “Tigrin” në telefon. I thashë më ka shkuar Tatimorja atje, kanë urdhër nga lart fare. Nga ti e kam? Se o ti, o Rama. Më thotë: Lucë e kupton që para ligjit nuk vë gjë.
I thashë që nëse më dënon, më dëno pë pastrim parash, se bëja 180 milionë lekë dhe aq xhiro sa bën restoranti im nuk i bëjnë 10 bashkë në Shkodër.
Unë nuk e gjykoj a është i hajdut apo jo. Por që nuk ka moral e di. Nuk është “Tigër”. Nuk ka kokrra.
Kjo tjetra, Belinda Balluku, është femër me kokrra. Sa herë i bija në telefon, të përgjigjej. Ben Ahmetajt t’i vijë turp që nuk ndenji këtu. Ndërsa kjo tjetra rri këtu, nënë fëmijësh.
Pavarësia e SPAK është fondamentale, por ky linçim publik pse nuk merr Benin në Zvicër ta sjellë këtu. Kjo zonja në mos sot, nesër, do të gjykohet për të gjitha se është burrneshë që nuk luan prej këtej. Kjo është analiza ime”- tha Luca.



