Një ndër “debatet virtuale” më të komentuara gjatë verës që lamë pas ishte padyshim ajo mes politikanit britanik, Nigel Farage dhe kryeministrit tonë, Edi Ramës.
Numri i shqiptarëve të burgosur në burgjet angleze ishte dhe “molla e sherrit” ku Farage insistonte për shifra të larta, ndërkohë që kreu i qeverisë shqiptare ia hodhi poshtë me replika të njëpasnjëshme dhe të bazuara në shifra.
Por, pas debateve mes tyre mesa duket dy politikanët “gjetën paqe” dhe vendosën që këtë çështje ta diskutonin nga afër.
Në një intervistë për “Times Radio Politics”, kryeministri ka pohuar sërish se politikani britanik do ta vizitojë në Shqipëri dhe mezi pret që ta bindë atë që vendin tonë ta bëjë një nga destinacionet e tij për pushime.
“Me çfarë kuptoj unë ai do të vijë që të bëjë teatrin e tij të paparë politik plot me talent. Por për mua do jetë një mundësi shumë e mirë për të takuar dikë që ka shumë talent dhe është shumë inteligjent, lëmë jashtë kësaj teatrin e tij politik. Do t’i tregoj atij se sa e bukur është Shqipëria dhe do ta bind ta bëjë atë një nga destinacionet për pushimet e tij”, tha Rama.
I ndalur më tej te shifrat, Rama tha se ato janë ulur ndjeshëm përgjatë viteve të fundit, aq sa janë bërë të papërfillshme për diskutim.
“Të kthehemi tek numrat e vërtetë. Sepse numrat dhe shifrat tani janë bërë më shumë çështje opinioni, emocioni dhe besnikërie ndaj liderit që flet për to. Pra ka fakte të ndryshme për parti të ndryshme. Por le t’i lëmë për pak këto dhe të shkojmë tek faktet e vërteta, kemi bërë shumë punë me disa nga qeveritë britanike përfshirë edhe të tanishmen dhe numri i shqiptarëve që futen ilegalisht ka rënë në shifra që janë të pa përfillshme për këtë diskutim, ndaj nuk ekziston diçka e tillë”, tha ai ndër të tjera.
Pjesë nga intervista
Rama: Po pres që Nigel të vijë dhe të më vizitojë. Ai ka thënë se do të vijë për vizitë dhe do jem shumë i lumtur ta takoj.
Gazetari i The Times: Çfarë do i tregosh? Çfarë do të shohë , çfarë do të kuptojë?
Rama: Me çfarë kuptoj unë ai do të vijë që të bëjë teatrin e tij të paparë politik plot me talent. Por për mua do jetë një mundësi shumë e mirë për të takuar dikë që ka shumë talent dhe është shumë inteligjent, lëmë jashtë kësaj teatrin e tij politik. Do t’i tregoj atij se sa e bukur është Shqipëria dhe do ta bind ta bëjë atë një nga destinacionet për pushimet e tij.
Gazetari i The Times: A mendoni se mund të bëhet kryeministri i radhës?
Rama: S’është fusha ime të parashikoj, por është për britanikët që të vendosin, në fund të fundit Britania është demokraci dhe do të vendoset nga vullneti i popullit britanik.
Gazetari i The Times: A do ishit i gatshëm të bëni progres politik me dikë si Farage, si për shembull për emigrantët në Shqipëri, që Starmer ishte optimist se mund të arrihej, por e pamë që ajo avulloi në kohë reale gjatë konferencës tuaj për shtyp?
Rama: Të kthehemi tek numrat e vërtetë. Sepse numrat dhe shifrat tani janë bërë më shumë çështje opinioni, emocioni dhe besnikërie ndaj liderit që flet për to. Pra ka fakte të ndryshme për parti të ndryshme. Por le t’i lëmë për pak këto dhe të shkojmë tek faktet e vërteta, kemi bërë shumë punë me disa nga qeveritë britanike përfshirë edhe të tanishmen dhe numri i shqiptarëve që futen ilegalisht ka rënë në shifra që janë të pa përfillshme për këtë diskutim, ndaj nuk ekziston diçka e tillë. Dhe nëse kjo është qasja e Mbretërisë së Bashkuar në këtë çështje, ku dreqin do i gjeni njerëzit për të ndërtuar shtëpitë tuaja, për tju shërbyer kafen, ky do i merrni ata që do jenë taksistët tuaj, shoferët e kamionëve etj. Por kjo është pyetje për politikanët britanik, jo për mua.
Gazetari i The Times: Teksa ju e inkurajoni zotin Farage të vijë për pushime në Shqipëri, ne kemi në kohë reale njerëz që na kontaktojnë dhe thonë së Shqipëria është vend shumë i bukur, kemi dëgjuar referenca për rivierën shqiptare?
Rama: Nuk është thjesht një vend i bukur, është vendi më i bukur dhe këtë nuk e them sepse është më i bukur se vendet e tjera, por është më i bukuri sepse ka akoma shamë natyre të pa shkatërruar dhe ka akoma shumë nga Europa e Mesme siç ishte në kohën kur jeta ishte më e relaksuar. Ndaj po them se është një vend i shkëlqyer. Ndaj them që zotit Farage si konservator do t’i pëlqejë shumë