28.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Ajo aty në fund është shtëpia jonë” – Zbardhen komunikimet e Ajola Xoxës për vilën në Qerret, por a është provë kjo?

    Gazeta ka siguruar dosjen hetimore ndaj Ajola Xoxës, bashkëshorte e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku komunikimet e saj me Driant Zenelin, përforcojnë bindjen e SPAK se vila në “Marea Resort” në Qerret zotërohet faktikisht nga bashkëshortët Veliaj-Xoxa. 

    Nga bisedat evidentohet qartë frekuenca e shpeshtë në shtëpi e Ajolës dhe Erion Veliajt. Pasditen e 1 gushtit 2021, Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxës “A të ka marrë malli për Qerretin? Ne erdhëm sot”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Ajo aty në fund është shtëpia jonë”.

    Ndërkohë dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer një foto nga ku rezulton se Ajola Xoxa i referohet banesës së saj duke thënë “ajo aty në fund është shtëpia jonë“. Nga foto, në pjesën ballore të saj në fund, duket qartë që bëhet fjalë për vilën objekt hetimi.

    Mesditën e 22 qershorit 2024 Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxës: “Të hënën herët në mëngjes nisemi”.

    Ajola Xoxa përgjigjet: “E lëmë kur të vish më mirë takohemi. Se më duhet të mbyll disa punë tani dhe ndërkohë Eri ka shkuar në Qerret dhe s’ka marrë çelësin”.

    Një tjetër shtetase tregon në dëshminë e saj në SPAK se “Ajola Xoxa zotëron pasuri të paluajtshme në zonën e Qerretit, shtëpi plazhi, dhe këtë gjë e ka kuptuar nga bisedat në ambientin e punës”.

    Por duket pak e vështirë ta provosh se vila është e çiftit Veliaj-Xoxa, thjesht nga fjalët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit