3.5 C
Tirana
E hënë, 12 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Ajo e imja di shqip dhe të than…” – Çfarë thoshte Miri për bashkëshorten disa vite më parë?

    “Fan Club Big Brother VIP” ka nisur me një video të vitit 2018, ku shfaqet Miri duke folur për bashkëshorten e tij.

    Më 8 maj 2018, këngëtari i njohur ka qenë i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku ishte për të folur për këngën “Komshia” të “West Side Family”.

    Në atë periudhë, Miri tregoi se çfarë i kishte thënë bashkëshortja e tij për videoklipin. Këngëtari u shpreh se e shoqja dinte shqip dhe kur ka parë klipin i ka thënë ‘pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër’.

    “Ajo e imja di shqip dhe të than piten. E pa klipin të papërfunduar dhe tha pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër”, thoshte Miri.

    Ndërkohë kujtojmë se Miri ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku po komentohet shumë për lojën e tij dhe sidomos me raportin që ai ka krijuar me Selin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit