Spektakli i mbrëmjes së djeshme (e premte) nisi me plot dinamika në Big Brother VIP Kosova 2.
Kjo pasi në një diskutim për Brikenda Karricajn, opinionistja e këtij edicioni Anita Muçaj, e ‘ofendoi’ Gani Gërminë.
Gjithçka nisi kur po diskutonin për Brikendën, u tha që mes saj dhe gazetarit të njohur mund të ketë diçka më shumë se miqësi.
“Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, nuk e di a e parë ndonjëherë veten në pasqyrë ti ajo është 2 metra gocë”” – ishte komenti i Anitës.
“Ky është ofendim pak, por sidoqoftë, e nderuar opinioniste e dashur. Për tu ofenduar jemi ne këtu jo ju që bëni analiz të ngjarjeve në shtëpi”- i kundërpërgjigjet Ganiu.
“Qetësohu me raste, Gani, sepse nuk është Big Brother i Ganisë e ke marr malin”– ka vazhduar Anita duke e tensionuar më keq situatën.
Moderatori ka ndërprerë lidhjen me banorët dhe i është kthyer opininistes duke i thënë: Ne i themi mos ofendoni dhe ne jemi ata që po ofendojmë, jo nuk është e drejtë.
Ndërhyrje kjo që solli akoma edhe më shumë replika ndaj opinionistes, jo vetëm në studio por edhe në komentet e rrjeteve sociale ku ka një lum komentesh negative për mënyrën se si u shpreh ajo në “primetime”.
Për këtë u bë një reagim nga profili zyrtar i Ganisë në Facebook që mbase menaxhohet nga ndonjë familjar i tij.
“Ofendimet dhe gjuha ofenduese nuk duhet të tolerohen dhe duhet të ndëshkohen. Ne duhet për të thënë se respekti ndaj njëri-tjetrit është vlera më e rëndësishme. Le të bashkohemi për të krijuar një shoqëri më të mirë, më miqësore dhe më të drejtë”-shkruhet në reagim



