16.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ajo është një b…zhvatëse”, del në gjyq biseda e Depp për Vanessa Paradis!

    Johnny Depp dhe ish-gruaja e tij Amber Heard janë në gjyq mbi padi të ashpër për shpifje prej 50 milionë dollarësh në Virxhinia, të cilin nuk dihet se kush do ta fitojë. Yllin i ‘Pirates of the Caribbean’ e akuzoi atë për akuza të rreme për abuzim që rezultuan në listën e zezë të Hollivudit. Heard mohon se i ka fabrikuar akuzat dhe ka kundërpaditur Depp për 100 milionë dollarë.

    Të dyja palët po nxjerrin lloj-lloj argumentesh të forta kundër njëra-tjetrës. Ekipi ligjor i Heard po punon për ta portretizuar Deppin si një alkoolist dhe droguar jashtë kontrollit, ndërsa ai pretendon se ish-gruaja e tij ishte agresore gjatë debateve të tyre të ashpra.

    Së fundi, ekipi Heard ndau një email që Depp i shkroi në vitin 2013 Elton John-it ku ankohej për ish bashkëshorten,  modelen dhe aktoren franceze Vanessa Paradis, me të cilën qëndroi për rreth 14 vjet nga 1998 deri në 2012.

    Në email, Depp i tregoi këngëtarit të famshëm se fëmijët e tij kishin ‘ranë kokë e këmbë në dashuri’ për Heard, por ish-i i tij po përpiqej t`u bënte atyre shpëlarje truri.

    “Në anën tjetër të medaljes… fëmijët e mi kanë rënë kokë e këmbë në dashuri të thellë me Heard dhe presioni nga supet e mia po ikën!!!

    Kjo është ndryshe nga përpjekjet ” e bushtrës zhvatëse franceze për t’i larë trurin kundër saj… që, jam i sigurt se është i afërt”, shkruante aktori.

    Më herët, Depp kishte përshkruar miqësinë e tij me Elton John, duke e vlerësuar atë që e ndihmoi të kthjellohej në 2013 dhe të shërohej nga ‘përbindëshi’ i alkoolizmit në fazat e hershme të marrëdhënies së tij me Heard.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit