10.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ajo tha ‘PO!’ – Propozimet për martesë të VIP-ave gjatë 2023-shit

    Janar: Argjira & Graciano

    Mbrëmja e 1 janarit ishte emocionuese për çiftin Graciano dhe Argjira, pasi kjo e fundit mori një propozim për martesë në natën më speciale të vitit. Të veshur të dy me pizhame matchy-matchy, moderatorja dhe koreografi po shijonin çaste të bukura festive, kur Graciano u ul në gjunjë dhe bëri propozimin klasik.

    Ajo tha ‘PO!’ – Propozimet për martesë të

    Prill: Kiara & Luiz

    Historia e Luizit dhe Kiarës ka qenë e mbushur me ulje-ngritje, por edhe emocione të shumta. Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, Luizi kërkoi ndihmën e “Vëllait të Madh” për të mos “e nxjerrë bllof” në planin e tij për ta mërzitur Kiarën gjatë javës dhe për ta surprizuar me një propozim. Kiara nuk e priste fare surprizën, sidomos momentin kur Luizi u ul në gjunjë dhe i propozoi asaj. Kiara nisi të qante dhe mjaft e prekur, tha “Po”! Ata së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.

    Ajo tha ‘PO!’ – Propozimet për martesë të

    Maj: Myrto Uzuni & Uarda

    Futbollisti shqiptar Myrto Uzuni i propozoi për martesë partneres e tij Uarda ne mes të fushës. “Uarda do të martohesh me mua”? ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granada-s, Spanjë, në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.

    Ajo tha ‘PO!’ – Propozimet për martesë të

    Nëntor: Ueda & Arlind

    Ueda dhe Arlind, çifti i “Love Island Albania” morën një marrë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Arlindi u gjunjëzua dhe i propozoi partneres së tij. Ueda dhe Arlindi u shpallën fitues të sezonit të parë të “Love Island Albania”.

    Ajo tha ‘PO!’ – Propozimet për martesë të

    Dhjetor: Bora & Donald

    Donald Veshaj i propozoi për martesë Bora Zemanit në premierën e filmit ku të dy janë protagonistë, “5 herë jo”. Më vonë, pranë tyre erdhi edhe djali i Borës. “Kjo padyshim ka qenë mbrëmja më e jashtëzakonshme!” shkroi Bora në Instagram më vonë.

    Ajo tha ‘PO!’ – Propozimet për martesë të

    Dhjetor: Fifi & Adis

    Në gjysmëfinalen e “Dancing with the stars”, Adisi i propozoi Fifit për martesë. “Fif’, faleminderit që më bën kaq të lumtur. Je dielli dhe hëna ime. Je njeriu që më ndryshoi krejt jetën. Të dua!” ishte teksti që u shfaq në ekran, para se Adisi të ngjitej në skenë për t’i propozuar. Ata janë prindër të një djali, Theo Mal.

    Ajo tha ‘PO!’ – Propozimet për martesë të

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit