Reperi i njohur, Noizy dhe grupi i tij OTR përveç muzikës, njihen për fiksimin e tyre për makinat. Së fundmi pjesë e emisionit “0 kilometër” me Edlira Bahollin, Noizy ka treguar koleksionin e tij të veturave luksoze.
Djemtë e grupit OTR kanë qenë aty gjithashtu dhe Varrosi ka treguar një aksident që ka pësuar me Noizyn, disa kohë më parë, ku fatmirësisht nuk ishin lënduar.
Varrosi: Po binte shumë shi, po ecnim në autostradë shumë shpejt, i thash Noizyt: “Vllai pak më avash”, më tha “Skgj se i kam ndërruar gomat”, kaloi një kamion i madh nga ana tjetër dhe ka hedhur nja 10 kova ujë në xhamin tonë, makina filloi duke ikur si në akull, më tha Noizy “Mbahu”, vetëm kur pash veten në kanal dhe pash që kisha thyer xhamat me kokë.
Noizy: I thash do jemi rrotulluar se më kishte ikur varrësja nga qafa, varrësja ime është shumë e rëndë nuk lëzin nga qafa
Varrosi: Pastaj dera e makinës nuk hapej, nejse dolëm u ulëm aty po shihnim, erdhi policia pastaj…



