Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesnatë, në aksin Tiranë-Elbasan, me pasojë jetë njerëzish.
Makina e aksidentuar është me targa diplomatike, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona që udhëtonin në të, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Mjeti tip “Hundai” ka humbur kontrollin për shkaqe që po hetohen. Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit.
Të dhënat e para thonë se viktima është shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë. Ai ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.