5.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Aksident tragjik në Greqi, vdes studenti shqiptar i Mjekësisë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës, në Greqi, ku një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me motor.

    Mjeti me të cilin udhëtonte i riu u përplas me një kamion në zonën e Mastabës në Rethymnon, duke bërë që i riu shqiptar të mos i mbijetonte plagëve të marra.

    Kristian Nako ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari dhe aspironte të bëhej doktor, por aksidenti tragjik i të mërkurës ia preu ëndrrat në mes të riut.

    Lajmi u bë publik përmes një postimi në Facebook nga shoqata e emigrantëve shqiptarë në Kretë, ku u shprehen ngushëllimet familjarëve si dhe njoftohet ora e ceremonisë mortore.

    “Ngushëllime dhe kurajo për prindërit, të afërmit e tij.

    Ngushëllime për të gjithë bashkatdhetarët për këtë dhimbje u prehsh në përjetësi dhe me engjëjt Kristian”, thuhet mes të tjerash në shoqatën e emigrantëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit