12.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Aksidenti fatal në Durrës – Vikena Greku jetonte prej vitesh në Gjermani, u kthye për të takuar gjyshërit

    Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes te Ura e dajlanit, u përcoll në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit.

    18-vjeçarja jetonte prej disa vitesh në Gjermani,me prindërit e saj Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël. Burime nga familjarë të afërt të vajzës deklarojnë se 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj.

    Pas ikjes së prindërve në Gjermani vite më parë,Vikena dhe vëllai i saj i vogël Nevio kishin ndenjur me gjyqërit në fshatin Dyshnik në Berat,ku edhe kishin vazhduar shkollën 9-vjeçare, derisa prindërit kishin mundur të bëjnë letrat e fëmijëve,për ti marrë me vete në Gjermani.

    Vikena kishte vite pa ardhur nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e ktheu në vendlindje.

    Greku po udhëtonte me 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj nga Fieri, i cili ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë teksa drejtonte automjetin tip BMW X5 në drejtimin Tiranë-Durrës.

    Mjeti theu barrierat mbrojtëse dhe përfundoi shumë metra më tutje, në një hapësirë për tregtimin e luleve.

    Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja Greku, ndërsa u dëmtuan lehtë Xhaxhaj dhe dy këmbësorët.

    Në gjendje tejet të rëndë psikologjike, Xhaxhaj i prangosur mbërriti në Gjykatën e Durrësit, ku u njoh me masën e sigurisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit