Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku fatkeqësisht humbën jetën tre persona, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.
Klevis Ruçaj, shoferi 20 vjeçar i Audit A8 që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrethrrotullimin e TEG-ut, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës disa orë pas aksidentit, ndërkohë njëra nga vajzat që po udhëtonte me 20 vjeçarin humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetra teksa ishte duke u transportuar për në spital.
20-vjeçari gjatë momentit të aksidentit ishte me shpejtësi të madhe dhe nga videot e postuar nga vetë ai në rrjetet sociale u pa se i pëlqente adrenalina dhe shpejtësia.
Por megjithëse kishte pak kohë që ishte drejtues mjeti, ai ishte ndëshkuar 5 herë nga policia për shkelje të ndryshme:
Ndëshkuar për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator 2022
Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022.
Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022.
Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022.
Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022.
Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, Ruçaj shihet se ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë dhe lëvizte përherë me mjete të shpejta.
Dalin emrat, këto janë dy vajzat që humbën jetën
Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, janë dy të rejat që kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik që u regjistrua një ditë më parë në mbikalimin në afërsi të TEG, ku mjeti që drejtohej nga Klevis Ruçaj ‘fluturoi’ nga mbikalimi dhe përfundoi në autostradë sipër një tjetër mjeti.
Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG.
Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim.
‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi mjetin “Honda” të familjes Kurti.
Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital
Nga krahu tjetër, familja Kurti, e cila po i drejtohej Elbasanit, me drejtues , Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O.Kurti, përfunduan në spital me lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.