6.5 C
Tirana
E enjte, 7 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Aksidenti tragjik në Tiranë, reagimi prekës i motrës së Erisilda Abedinit: Pse o Zot?

    Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy vajzat 22 dhe 23-vjeç si edhe shoferi 20-vjeçar ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të viktimave.

    22-vjeçarja, Erisilda Abedini ishte një nga viktimat dhe motra e saj ka reaguar për herë të parë ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e saj.

    “O Zot akoma se besoj, të mori zoti me vete drita e motrës,” ka shkruar motra ku ka shpërndarë foton e Erisildës.

    Aksidenti tragjik në Tiranë, reagimi prekës i motrës së

    Ajo gjithashtu shpërndau edhe një foto të dytë ku shkruhej: “Shpirti i motrës ike nga kjo jetë, më shkatërrove jetën, pse o zot”

    Aksidenti tragjik në Tiranë, reagimi prekës i motrës së

    22-vjeçarja po udhëtonte me makinën tip “Audi” me shofer 20-vjeçarin Klevis Ruçajn dhe 23-vjeçaren Sikela Përroi kur automjeti doli nga kontrolli dhe përfundoi disa metra poshtë një nënkalimi në unazën lindore të Tiranës.

    Por për shkak të shpejtësisë tej normave, mjeti nuk u fut në rrethrrotullim, por u përplas me barrierat anësore duke i çarë ato e duke përfunduar disa metra më poshtë, ku u përplas me një tjetër makine që po udhëtonte drejt Elbasanit.

    Si pasojë e përplasjes tre pasagjerët në automjetin tjetër Honda mbetën të plagosur. Dy vajzat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa pas disa orësh betejë për jetën në spital ndërroi jetë edhe shoferi 20-vjeçar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit