Ish-banorja e Big Brother Vip 2, Dea Michel është përballur me një të papritur mesditën e sotme.
Dea përmes një ‘Instastory’ ka treguar se është përfshirë në një aksident ku dhe ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
Fatmirësisht, përplasja mes dy automjeteve nuk ka qenë shumë e fortë dhe ish-konkurentja e BBVIP nuk ka pësuar lëndime.




