16.5 C
Tirana
E martë, 24 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Aktivistja e majtë dëshmi para Kongresit amerikan: Po, burrat mund të ngelen shtatzënë e të abortojnë

    Një aktiviste pro abortit në SHBA ka thënë para Komitetit Gjyqësor të Kongresit se ajo beson se burrat mund të mbeten shtatzënë.

    “Çfarë mendoni se është një grua?” – e pyeti Kongresmeni Dan Bishop aktivisten Aimee Arrambide, drejtoreshë ekzekutive e organizatës jofitimprurëse pro-abortit ‘Avow Texas’.

    “Unë besoj se të gjithë mund të identifikohen vetë për veten e tyre.” – u përgjigj Arrambide.

    “A besoni atëherë se burrat mund të mbeten shtatzënë dhe të bëjnë abort?” – vijoi Bishop.

    “Po” – u përgjigj aty për aty Arrambide.

    Nocioni se burrat mund të lindin i ka rrënjët në aktivizmin trans, i cili shtyn idenë se gjinia përcaktohet nga ajo që ndjen një person dhe çdo gjë më pak se respektimi i rreptë i dëshirave të tyre shpesh konsiderohet ‘transfobike’.

    Prandaj, sipas Arrambide, një burrë trans shtatzënë është ende një burrë. Arrambide është një nga aktivistët e panumërta të majtë që adoptoi idenë se burrat mund të mbeten shtatzënë.

    Ndërkohë disa Kongresmenë e Senatorë republikanë kanë nisur të lëvizin duke kërkuar miratimin e një ligji për të drejtat e femrave biologjike kundër meshkujve biologjikë transgjinorë në fusha të ndryshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit