Sot është një aktor më famë botërore e i shumëvlerësuar në botën e filmit, por jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq “rozë” për Bradley Cooper.
Ylli hollivudian ka bërë së fundi një rrëfim të rrallë të një periudhe mjaft të vështirë për të, kur kishte probleme me drogën, alkoolin dhe vetëbesimin. Një histori e vjetër, por që mund të shërbejë edhe si model se pabvarësisht të gjithave, mund t`ia dalësh në jetë thotë ai.
Bradley tregon sesi ishte miku i tij, Will Arnett që një ditë e kritikoi përse nuk i kishte kryer detyrat (si për shembull të ushqente qentë dhe t`i nxirrte shëtitje), dhe aktori kuptoi që këtë e kishte të shuar krejtësisht nga kujtesa për shkak të pijes dhe varësisë së tij. Një bisedë e thjeshtë, por që e bëri t`i vinte gishtin kokës.
“Isha shumë i humbur dhe isha i varur nga kokaina”, ka treguar aktori.
Bradley tregoi si rrallëherë edhe një tjetër moment tejet të rëndë, kur njëherë pasi e pushuan nga puna, tentoi të vriste veten duke prerë damarët. “Nuk mund të futesha në asnjë klub, asnjë vajzë nuk donte të më hidhte sytë. Unë isha plotësisht në depression”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se kjo ndodhi në 2004-tën.



