20.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Aktori i njohur flet për humbjen e së ëmës: Më ka ndryshuar shumë

    Andrew Garfield u shpreh në një intervistë se botëkuptimi i tij ndryshoi tërësisht pasi humbi nënën e tij, Lynn, nga kanceri i pankreasit në vitin 2019.

    Kjo ngjarje bëri që aktori të ndalojë karrierën e tij në kulmin e saj, pasi sapo kishte luajtur në filmin e vitit 2021, “Spider-Man: No Way Home”.

    “Unë isha në një fazë ndryshimi, isha duke përjetuar shumë, duke ndjerë shumë, duke ndryshuar marrëdhënien time me botën,” i tha ai revistës ‘Town & Country’.

    “Ndoshta isha shumë i ri për të pasur një krizë të moshës së mesme, por kishte diçka, duke humbur nënën time, pasi kisha arritur një sukses të caktuar që doja të arrija në punën time, s’ndihesha i plotësuar. Mendoja, ‘Çfarë do të ndodhë tani? Kush jam unë? Çfarë ka rëndësi? Çfarë nuk ka?’”

    Garfield u shpreh gjithashtu se kishte vështirësi të rigjente dëshirën për të punuar me humbjen e së ëmës.

    “Shumë nga ambiciet e mia vdiqën deri në një pikë, ose vdiqën për t’u rilindur në një mënyrë tjetër,” shpjegoi ai.

    Pastaj erdhi skenari për filmin “We Live in Time”, i cili do të publikohet në janar të vitit 2025 dhe Garfield ndjeu se yjet për të u rreshtuan.

    Ai rrëfeu se përveçse besonte se roli do të formonte pjesë të procesit që po kalonte në jetë, gjithashtu shpresonte që shërimi i tij do të ndjehej edhe nga publiku.

    “Ndihem si të jem në mes të jetës tani. Jam 41 vjeç. Dhe ndiej se koha po kalon. E ndiej më shumë se kurrë.

    Është një praktikë e përditshme për të përfituar nga çdo moment që kemi këtu, sepse po, është urgjente,” u shpreh aktori.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit