18.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Aktori i njohur në “hall”, ish-gruaja nuk ikën nga shtëpia edhe pse i mori 1.45 milionë dollarë

    Aktori i njohur Kevin Costner duket se është futur në telashe me ish-bashkëshorten e tij Christine Baumgartner, e cila refuzon të largohet nga shtëpia e tij edhe pse janë divorcuar dhe i ka paguar asaj 1.45 milion dollarë për një vilë të re.

    Costner ka paraqitur dokumente ligjore duke i kërkuar gjykatës që të detyrojë gruan e tij të largohet nga shtëpia në përputhje me marrëveshjen e tyre paramartesore.

    Aktori fitues i Oskarit thotë se Baumgartner kishte një periudhë 30-ditore për t’u larguar nga shtëpia, por ai dyshon se 49-vjeçcarja po qëndron aty për ta bindur atë t’i dorëzohet kërkesave të ndryshme për më shumë para që ajo i ka bërë pas prishjes së martesës.

    Aktori i tha gjykatës se ai do të ishte i gatshëm për marrëveshje të mëtejshme financiare në një përpjekje për ta detyruar atë të largohej nga shtëpia.

    Costner tha se është i gatshëm të kontribuojë si pjesë e detyrimeve për mbështetjen e fëmijëve të tij me 30 mijë dollarë në muaj për një shtëpi me qira dhe është i gatshëm të japë 10 mijë dollarë të tjera për shpenzimet e shtëpisë së re.

    Ylli i Yellowstone ka tre fëmijë me Baumgartner – djemtë Cayden dhe Hayes, 16 dhe 14 vjeç dhe vajza 13-vjeçare Grace.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit