12.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Aktori i njohur po martohet dhe e ka emrin (shumë shpejt edhe mbiemrin) të njëjtë me gruan

    Ylli i sagës “Twilight”, Taylor Lautner po martohet me një grua që ka të njëjtin emër dhe shumë shpejt, mbiemër me të.

    I ftuar në “The Kelly Clarkson Show”, aktori foli për propozimin që i bëri partneres së tij, Taylor Dome dhe bëri shaka me punën e emrit.

    “Për faktin që kemi të njëjtin emër, e gjitha do të jetë pak e ndërlikuar. Do të jemi i njëjti person”, tha ai. Gjithashtu, shpjegoi edhe si njerëzit i identifikojnë: Tay djali dhe Tay goca, shtoi ai.

    Aktori i ka propozuar të dashurës së tij dhe ka pritur ca për të marrë një “po”.

    “Në fakt, mori pak më shumë kohë se ç’e prisja për një “po” sepse ajo po qante shumë. As nuk mund të ecte drejt meje”, – u shpreh Lautner dhe pavarësisht lotëve, na duket një moment shumë i ëmbël midis dy Taylor Launter.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit