Në numrin e muajit tetor të revistës Men’s Health, aktori Zac Efron u tregua i sinqertë në lidhje me shëndetin e tij.
“Unë thjesht nuk dal,” tha ylli i “Baywatch”. “Njerëz në grupe të mëdha më ‘ngacmojnë’ agorafobinë.”
Agorafobia është një çrregullim ankthi i karakterizuar nga frika nga vendet dhe situatat që mund të shkaktojnë panik, pafuqi ose siklet. Kjo fobi lidhet me situata ku ikja mund të jetë e vështirë ose ku ndihma nuk do të ishte e disponueshme nëse gjërat shkojnë keq.
Shumë njerëz supozojnë se agorafobia është thjesht një frikë nga hapësirat e hapura, por në fakt është një gjendje më komplekse. Dikush me agorafobi mund të ketë frikë nga: udhëtimi me transport publik, dalja nga shtëpia, turmat etj.
Ndër të tjera, Efron foli edhe për stërvitjen rigoroze për të pasur trupin që prezantoi në filmin e vitit 2017, “Baywatch”.
“Fillova të kisha pagjumësi dhe rashë në një depresion të keq, për një kohë të gjatë, “ tha ai. “M’u desh një kohë e gjatë për të marrë veten.”