14.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Aktorja 48-vjeçare shpjegon pse priti këtë moshë për të patur fëmijë!

    Hilary Swank së fundmi ka publikuar se është shtatzënë, në pritje të binjakëve. 48-vjeçarja, në një intervistë ka shpjeguar sesi erdhi momenti ideal në jetën e saj, për të bërë fëmijë.

    “Unë kisha një karrierë dhe nuk kisha marrëdhënien e duhur deri … katër vjet më parë, dhe të gjithë elementët e nevojshëm për t’u bashkuar dhe për të krijuar kohën e duhur për fëmijë”, u shpreh ylli i “Alaska Daily” për “Extra”.

    Ajo vazhdoi:

    “Është diçka për të cilën kam menduar edhe si vajzë e re. Është diçka që e kisha në mendje, kështu që ndihem shumë mirë që ndodhi pikërisht tani.”

    Swank, e cila njoftoi shtatzëninë e saj në fillim të këtij muaji, tha se ndihet mirë edhe pas të vjellave që përjeton çdo mëngjes.

    Lajmi për shtatzëninë e Hilary vjen katër vjet pasi ajo dhe sipërmarrësi Philip Schneider u martuan në gusht të 2018-ës.

    Nga viti 1997 deri në vitin 2006, aktorja ka qenë e martuar me Chad Lowe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit