Aktorja e filmave për të rritur, Angela White, ka treguar një histori të pazakontë që i kishte ndodhur gjatë xhirimeve.
Ajo tha se “për pak ndërroi jetë” teksa zbuloi gjatë një “podcast”-i atë që i kishte ndodhur.
39-vjeçarja tha për “Pillow Talk” se dëgjoi që diçka i shpërtheu brend stomakut të saj, por nuk e kuptoi.
“Kisha mbi një orë që po xhiroja me një koleg. Në fund i thashë, unë po iki, kalofsh mirë”, rrëfeu ajo.
White tha se pas dy ditësh u rikthye në shtëpinë e saj në Australi.
“Aty më nisën dhimbjet e stomakut, shkova te doktori dhe më tha se kishte plasur apendiciti. Mund të ishte fatale nëse do e kisha neglizhuar edhe pak, mund të kisha vdekur”, tregoi ajo.
Ajo tha se pas trajtimit të menjëhershëm, mundi të rehabilitohej dhe u kthye sërish në set.



