14.5 C
Tirana
E premte, 6 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Aktorja e humorit përlotet në studio, Cubi Metkaj tregon momentin më të vështirë: Hoqa dorë nga jeta, isha e izoluar

    Ajo njihet si aktore humori, që në fakt e shoqëron edhe në jetën personale kur zhvishet nga rolet që luan.

    Por Cubi Metkaj në një intervistë për ‘Mos i bjer me top’, tregoi një anë tjetër të saj që publiku nuk e ka parë shpesh.

    E pyetur se cili ka qenë momenti i saj më i vështirë në jetë, ajo ka veçuar një moment kur ka pasur probleme shëndetësore, teksa tha se në atë periudhë kishte hequr dorë dhe nga jeta…

    “Momenti më i vështirë ka qenë një episod në jetën time kur kam kaluar një problem të shëndetit tim fizik, kam hequr dorë nga çdo gjë, profesione, deri dhe nga jeta…

    Kam qenë e izoluar për një periudhë të gjatë, ka qenë një moment delikat dhe për familjen dhe për mua, dhe forca më e madhe për mua kanë qenë prindërit”, u shpreh ajo e përlotur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit