8.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Aktorja shpjegon pse nuk u bën fëmijëve dhurata për festat e fundvitit!

    Vajzat e Drew Barrymore, 8 dhe 10 vjeç, nuk do t’i hapin dhuratat nën pemë në mëngjesin e Krishtlindjeve ose Vitit të Ri.

    Aktorja ka një qasje tjetër sa i përket dhuratave të fundvitit.

    “Unë i çoj gjithmonë në një udhëtim çdo Krishtlindje. Nuk u marr dhurata, të cilat mendoj se në moshat e tyre nuk i pëlqejnë. Mendoj se të gjithë ne do të kujtojmë vendin, fotot dhe përvojën nëse udhëtojmë.”

    Barrymore sqaron se nuk është nga ato nënat që nuk u bëjnë kurrë dhurata fëmijëve, por thjesht ka zgjedhur diçka ndryshe për Krishtlindje.

    “Do të investoja gjithnjë në një udhëtim sesa në diçka tjetër”, thotë ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit