Pas skandalit të publikuar në emisionin Piranjat për çiftin Altin dhe Ilirjana Basha, ka reaguar edhe aktori Rezart Veleshnja.
Veleshnja thotë që kjo që ka ndodhur është tallje për komunitetin e artistëve.
E ndërsa thekson se kjo histori do të marrë fund, Veleshnja thotë se këtë mënyrë do “çlirohet edhe Teatri Kombëtar”, duke nënkuptuar largimin e Altin Bashës.
Basha u akuzua nga emisioni “Piranjat” se si drejtor i Teatrit Kombëtar, në konflikt interesi, ka punësuar bashkëshorten e tij Iliriana Basha, duke i dhënë dorë të lirë për fondet e një shfaqjeje.