Mes rrefimit qe beri se fundi lidhur me akuzat qe tronditen jeten e tij, karrierën e familjen e tij Gjiko tregoi se krahas presionit mediatik, u përball me një dramë tjetër, pasi vëllai i tij Arlindi vuante nga kanceri.
“Na u shemb bota mbi neve. U përhapën aludime se unë kisha fjetur me një vajzë pa dëshirën e saj, nën ndikimin e kanabisit. Akuza nuk erdhi nga ajo, por nga prokuroria.
Vajza ishte 18 vjeçe, një fanse shumë e zjarrtë që donte kontakt me mua. Kam pasur shkrimet e saj në Facebook ku i kam thënë se nuk dua të kem lidhje. Kur gjykata pa këto fakte, ne u shpallëm të pafajshëm,” tha ai.
Gjiko rrëfen se ky proces e ka shënjuar thellë:
“Stresi, ankthi, dëmet psiqike… por më e rënda është kur mendon gruan, fëmijët, babin, nënën. Çfarë t’u bësh atyre?”
Ai shton se ka pasur një bisedë të hapur me bashkëshorten, moderatoren Elita Rudi, e cila e ka mbështetur pa u lëkundur:
“Me Elitën e kemi bërë muhabet. Më ka pyetur a është e vërtetë. Ajo ka qenë stoike.”
Reperi thekson se përveç akuzave, edhe thashethemet e shumta e rënduan situatën:
“Për mua u shkruan gjëra banale. Kam kaluar stres, ankth, dëme emocionale e psikologjike… por mendja më shkonte tek familja.”