Kandidati i Partisë Demokratike Gjin Gjoni ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin Breaking me Fiori Dardhën në Top News ku foli në lidhje me fushatën që ai po zhvillon në qarkun e Lezhës.
Mes të tjerave ai foli edhe për kohën kur ishte gjyqtar, kur targetohej gjerësisht në media si simbol i korrupsionit.
Pyetjes së moderatores Dardha nëse kjo e penalizonte ai iu përgjigj:
“Jo, të them të drejtën kjo nuk më dëmton për një arsye shumë të thjeshtë, sepse dihet që të gjitha deklarimet e deritanishme kanë qenë deklarimet mediatike dhe propagandistike dhe që kanë ardhur nga kryeministri i Shqipërisë dhe padyshim me momentin që vjen nga kryeministri i Shqipërisë kanë edhe konotacion politik.
Por ajo që duhet sqaroj edhe teleshikuesit e Top Neës, por edhe gjithë shqiptarët them që kjo është sqaruar njëherë e mirë dhe çdo hamendësim dhe çdo propagandë dhe çdo përbaltje e personalitetit tim është zgjidhur me dy vendime gjyqësore, të cilat kanë kaluar në sitë. Pas dorëheqjes sime rezulton që ka pas hetime të thelluara në vitin 2002 2003 për gjithë pasurinë time dhe konkluzioni ka qenë që Gjin Gjoni nuk ka në mënyrë absolute asnjë pasuri të pajustifikuar dhe pasuri e cila është vendosur në mënyrë të paligjshme.
Kështu që gjithçka që është thënë është e lidhur vetëm me një propagandë, e cila normalisht që ka patur efekte negative në kohën që kam qenë si gjyqtar, por qytetarët e Lezhës dhe qarkun e Lezhës, por njëkohësisht edhe votuesit e partisë demokratike kanë kuptuar që është një luftë e mirëfilltë politike”.
Gjoni u ndal edhe te komentimi i kandidatëve të PS në qarkun e Lezhës ku përsa i përket drejtuesit politik të PS në këtë qark, ministrin Ulsi Manja ai tha se nuk e njeh qarkun:
“Pa dyshim që zoti Manja është dhe drejtuesi politik i qarkut, por të them të drejtën nuk ka asnjë lidhje me qarkun e Lezhës. Kjo është edhe për shkak të qenies si ministër, sepse edhe origjina e zotit Manja, por edhe aktiviteti politikë vetëm vitet e fundit është shfaqur në Lezhë. Të them të drejtën nuk ka sjellë ndonjë risi”.