18.5 C
Tirana
E diel, 8 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Akuzon babanë e Ramës se ndihmoi varjen e poetit, vetë bëri deputet dhe kryetar gjykate atë që firmosi ekzekutimin e priftit

    Për 32 vite me radhë, si askush tjetër, Sali Berisha, një ish-konunist i ’68-s ka përdorur kartën e anti-komunizmit në funksion dhe për llogari të pushtetit.

    Ai kundërshtoi ligjin për hapjen e dosjeve në vitin 1992 dhe ish të përndjekurit politikë u vetëdogjën të gjallë dhe hynë në greva urie vetëm gjatë dy mandateve të tij.

    Berisha kujtoi poetin Havzi Nela, i ekzekutuar me varje 34 vite më parë në qendër të Kukësit, dhe tha se ai u vra për fjalën e lirë, duke akuzuar se ekzekutimi është firmosur nga Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai i Edi Ramës, për të cilin tha se duhet të kërkojë falje.

    Në vitet 2019-2021, Çlirim Gjata ka qenë Sekretar i për Çështjet Zgjedhore të Partisë Demokratike. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Gjata ishte kandidat për deputet i PD-së, ku mori vetëm 449 vota në Tiranë. Pas ndarjes Basha-Berisha, Çlirim Gjata u rreshtua në krahun e Sali Berishës dhe Foltores. Gjata sot është një nga ‘avokatët’ më të flaktë të Berishës kundër vendimeve të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për shpalljen e tij non grata.

    Çlirim Gjata është i biri i Rustem Gjatës, ish gjyqtar i para ’90. Përpos të tjerëve, siç edhe konfirmon ky dokument, Rustem Gjata, në 4 shtator të vitit 1973, ka dënuar me vdekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës.

    Rustem Gjata u shfaq në Kuvendin e parë pluralist në vitin 1992, si deputet i Partisë Demokratike, madje mjaft aktiv. Në pesë maj 1992, Partia Demokratike e propozoi Rusten Gjatën si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Më pas Rustem Gjata do të zgjidhej kryetar i Gjykatës Kushtetuese për një periudhë 3-vjeçare.

    Kur u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata ishte deputet i Partisë Demokratike si dhe ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të Ligjeve.

    Sot, i biri i Rustem Gjatës, Çlirim Gjata, si për ironi akuzon Britaninë e Madhe dhe SHBA-të se janë blerë për të shpallur non grata Sali Berishën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit