23.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Al Pacino flet për ngjarjen traumatike të fëmijërisë dhe lidhet me penisin e tij

    Në librin e tij të publikuar së fundmi, “Sonny Boy,” Al Pacino ka treguar për një lëndim që ka pësuar në moshën 10-vjeçare, i cili e mundon edhe sot e kësaj dite. Incidenti ndodhi kur ai po ecte mbi një objekt prej hekuri të lagur dhe rrëshqiti. Për pasojë, u godit në penis dhe siç mund ta imagjinoni, përjetoi një dhimbje të jashtëzakonshme.

    Pacino rikujton se ndjeu dhimbje aq të madhe sa nuk ishte në gjendje të kthehej në shtëpi. Fatmirësisht, një burrë i huaj e ndihmoi atë të shkonte në shtëpi.

    Pacino e përshkruan ndjesinë që po kalonte në momentet kur u shtri në krevat me pantallonat e zberthyer, ndërsa nëna, gjyshja dhe tezja e tij po pëshpërisnin me njëra-tjetrën dhe po diskutonin mbi ngjarjen.

    Ai thekson se organi i tij gjenital mbeti në vend, por trauma ishte e madhe.

    Aktori e karakterizon incidentin si një nga momentet më të turpshme të jetës së tij. Në librin me kujtime, ylli i “The Godfather” reflekton mbi aftësinë e tij për të “mashtruar vdekjen”. Ai rrëfen gjithashtu mbi përpjekjet e së ëmës për vetëvrasje, si dhe problemet me ligjin në New York.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit