24.5 C
Tirana
E martë, 16 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Alban Peza – Makijazhi i i një interviste që nuk ia zbardhon dot të “kuqen” nga fytyra, dhe si trafikanti kërkon kontrollin e BKH nëpërmjet kunatit Joni Keta

    Redaksia e priza.al ka muaj të tërë që publikon herë pas here fragmente nga jeta dhe aktiviteti i një personazhi që quhet Alban Peza.

    I prezantuar si bisnesmen në media dhe qarqet elitare të vendit, në të vërtetë Alban Peza është një trafikant droge dhe një kontrabandist i cili para pak ditësh u shfaq në një televizion kombëtar për një intervistë.

    E ndoqëm me vëmendje duke shpresuar se Alban Peza do të thyente heshtjen dhe do të përgjigjej për akuzat tona. Në fakt ato nuk janë akuzat tona, janë veprat e tij penale që drejtësia ia ka kthyer në akuza. Ne thjesht do të donim të dinim edhe variantin e tij e ndaj intervistën e pritëm me interes.

    Por Alban Peza u shfaq një njeri që ne nuk e njihnim. Një bisnesmen i edukuar dhe i qetë artikuluar, ai nuk sqaroi asnjërën prej akuzave të cilat penalisht janë tejet të rënda.

    Gjatë intervistës së tij, Alban Peza u prezantua si bisnesmen, por harroi të tregonte për “milionin” e parë.

    Gjatë intervistës Alban Peza u prezantua si bisnesmen nafte, por gjysmën tjetër të bisneseve as nuk i përmendi, aq sa la përshtypjen që bisnesin e bëri “sefte” në vitin 2017 kur themeloi Anio Oil & Gas.

    U tregua i kujdesshëm që të fliste me dashuri për fushën naftëmbajtëse, dhe se sa investime ka kryer, por nuk tregoi asnjë sekond të vërtetën se si ajo fushë përfundoi në duart e tij dhe se sa milionë ka futur në xhep prej saj.

    Alban Peza nëpëmjet intervistës së para pak ditëve në një televizion kombëtar, shpresoi se makijazhi i grimiereve dhe kamerat profesionale do të fshijnë ndonjë gjë nga jeta e vërtetë e tij. Por harroi shprehjen që shpesh ia kanë përmendur por asnjëherë nuk e fikson: “Askush nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e tij”.

    Natyrisht ne nuk pritëm sinqeritet deri në pikën sa Alban Peza të thoshte me gojën e tij se në vitin 1999 e kanë arrestuar në Greqi në tentativë për të shitur 50 kg heroinë, por nuk e dinte se shitja ishte e stimuluar dhe blerësit ishin oficerë të antidrogës. Dhe pasi u kthye në Shqipëri vijoi aktivitetin e kontrabandës dhe pengmarrjes deri në vitin 2004.

    Por kishim pritshmëri që kur foli për fillimet e veta në bisnes Alban Peza të tregonte që në vitin 2004, së bashku me ish kryeministrin Vilson Ahmeti themeluan kompaninë AIC nëpërmjet së cilës injektuan në treg përmes projekteve të ndërtimit dhjetra milionë euro. Pritëm që si sukses të vetin, bisnesmeni Alban Peza të tregonte që së bashku me Vilson Ahmetin kanë investuar në rezidenca banimi në një ndër zonat më të shtrenjta të Luganos në Zvicër.

    Si sukses të tijin pritëm që të tregonte se në sa projekte ndërtimi është përfshirë në Tiranë dhe jo vetëm. E madje kishim interes të dinim dicka më shumë për pallatin tek Uji I Ftohtë në Vlorë, që vetëm Alban Peza e di se përse iu deshën 15 vite për ta përfunduar.

    Ishim të interesuar të dinim dhe për tokat tek zona e liqenit, buzë autostrade që nga skarpatë dheu, u kthye në tokë truall, dikush u pajis me certifikatë pronësie I cili lidhi marveshje ndwrtimi me AIC, e më pas u pajis me leje ndërtimi.

    Por nuk i tregoi këto. Nuk tregoi as se si ky e mori vesh i pari për atentatin e pretenduar ndaj Ilir Metës dhe e njoftoi këtë të fundit siç vetë Meta ka deklaruar, por Alban Peza as nuk u mor në pyetje se si ra në dijeni të kësaj ngjarjeje.

    Ai nisi të fliste për vitin 2017 si të ishte viti 0 i jetës së tij. Foli për bisnesin e tij Anio Oil & Gas që nga dita që e shtiu në dorë e deri më sot. Por edhe në këtë pikë, ai tha gjysëm të vërtetat e veta, të cilat në një temë si kjo, janë kriminale.

    Alban Peza e pranoi se fushën e naftës e kish marrë në një ankand publik, por kjo është gjysëm e vërteta.

    Gjysma që mungon është se vërtet e mori në ankand nga studio e përmbaruesit Altin Vako, por ankandi nuk ishte aspak publik.

    Gjithshka që kaloi nga duart e Altin Vakos për tja transferuar Alban Pezës ishin manovrat dhe dakordësitë e Alban Pezës dhe Damian Gjiknurit asokohe ministër i energjisë.

    Nuk ishte parë deri në vitin 2017 askund në ndonjë cep të globit, që një fushë nafte që e operon një kompani në formë koncensionare, t’i kalojë dikujt tjetër nëpërmjet përmbarimit.

    Patjetër që kur pala e kontraktuar nuk plotëson kushtet e kontratës ka penalitete deri në heqje license, por askund as në Xhibut nuk mund të dalë një përmbarues dhe të kryejë veprime të tilla.

    Nëpërmjet këtyre manovrave, Alban Peza dhe Damian Gjiknuri “zhdukën” amerikanët e GBC OIL të cilët e çuan çështjen në Arbitrazh Ndërkombëtar dhe aktualisht kanë fituar 13 milionë euro demshpërblim për tekat e dyshes Peza-Gjiknuri.

    Por këtë nuk e tha Alban Peza, ashtu sikundër nuk deklaroi se për shkak të manovrave, evazionit dhe mos plotësimit të kushteve të kontratës, Kontrolli i Lartë i Shtetit e paditi në organet e drejtësisë, çështje e cila përfundoi në SPAK dhe aty në mënyrë tejet të dyshimtë arriti ta mbyllë.

    Jo, të gjitha këto nuk i tha, çështje që në fakt përbëjnë interes publik. Por na dha sihariqin që do të investonte edhe në Afrikë, po në sektorin e naftës. A thua e ka gjetur një “Gjiknur” dhe një përmbarues dhe andej e po bën gati manovrën e rradhës?

    Por ai është në të drejtën e tij të investojë në Ballsh, Nigeri, Liberi e deri në Bolivi nëse do të mundet. Përsa kohë drejtësia ka përballë një personazh në dukje të “brishtë” por me një të kaluar të dhunshme dhe nuk sheh të kaluarën por xhepat në të tashmen, asgjë nuk është e çuditshme.

    Por nga i buron kjo siguri dhe ky kapadaillëk këtij personazhi? 

    Me këmishë dhe lëkurë të hekurosur foli qetësisht këmbë përmbi këmbë, a thua se ishte pinjoll i një dinastie financiare e jo një trafikant droge.

    Zakonisht tipa si Alban Peza bëjnë çdo gjë e paguajnë sa të munden që të jenë afër njerëzve te drejtësisë. Në rastin e tij, ky këto “shërbime” i ka falas. Vjehrri i tij është drejtues prokurorie, ndërsa kunati aktualisht është zëvëndës drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit por i komanduar drejtor deri në zgjedhjen definitive të kreut të ri të FBI Shqiptare.

    Alban Peza, Damian Gjiknuri dhe gjithë enturazhi i tyre kanë kohë që kanë shpallur Joni Ketën, kunatin e Albanit si fitues në garën për kreun e BKH.

    Po amerikanët, si “prindërit” e drejtësisë së re, do të lejojnë që kunati i trafikantit të drejtojë FBI shqiptare?

    Po drejtuesit e SPAK që janë pjesë e komisionit përzgjedhës të kreut të ri të BKH, a do japin votën pro që të punojnë dhe koordinojnë luftën kundër krimit dhe korrupsionit me kunatin e dikujt që duhet të jetë subjekt i institucionit?

    Makijazhi i paguar shtrenjtë i para pak ditëve në fakt flet qartë për situatën emocionalo mendore të Alban Pezës.

    Një personazh i përlyer në trafiqe dhe evazion, në tentativë për të kapur Byronë e Hetimit nëpërmjet kunatit, u ekspozua përpara publikut dhe syve të vëmëndshëm të partnerëve ndërkombëtarë të cilët vinë nga vende që ka dhjetra vite që nuk ka më bisnesmenë të tipit: Shit drogë e shto kate.

    Këto siklete dhe meraqe nuk ia heq dot një makijazh qoftë edhe kombëtar, Alban Pezës.

    I nxitur nga lakmia për para dhe pushtet, sot Alban Peza gjendet në një pikëpyetje madhore për veten e tij. Njësoj si në bixhoz, duhet të luajë “all in” ose do të tërhiqet për t’i dhënë mundësi vetes që në heshtje t’i kërkojë ndjesë këtij vendi të cilin e vodhi dhe grabiti sa mundi. (Priza.al)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit