Kjo e hënë ka risjellë edhe njëherë sherrin politik në Kuvend.
Por ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë demokratët janë zënë edhe me njëri-tjetrin.
LSA ka kapur në foto një moment tensioni mes Flamur Nokës dhe Albana Vokshit.
Kjo e fundit shihet qartë duke i ulëritur Nokës.
Nuk dihet arsyeja e përplasjes së ashpër mes tyre, por me sa duket mungesa e Berishës ka ndezur sherrin mes bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.