21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Albano Bogdo rrëfehet për raportet romantike (dhe veprimet e pahijshme)

    Albano Bogdo, i ftuar në “S’e luan Topi”, foli ndër të tjera për dëshirën e tij të madhe për të pasur një familje dhe për t’u bërë baba. Ai tha se për momentin është beqar dhe shumë i hapur për një marrëdhënie të re.

    “Jam i hapur për një vajzë të thjeshtë, të bukur”, tha ai.

    Ndërsa moderatorja Erjona Rusi i kujtoi aktorit të humorit një deklaratë, ku shprehej se nuk i çonte kurrë gjërat deri në fund në lidhjet romantike dhe aktori ia priti: “Ia paskam futur kot!”.

    Më tej, tha: “Sigurisht që dëshiroj të kem një familje. Kush nuk dëshiron të ketë një familje? Po vdes të bëhem baba, por thjesht, me kë ta bëj (fëmijën)? Duhet të gjej një gocë që të më japë një lloj sigurie si mami”, duke shtuar se vetëm mamit i beson. 🙂

    Më pas, Albano tha se ka nxjerrë disa vajza nga shtëpia, madje tregoi edhe se njërën prej tyre, e ka nxjerrë në mes të natës, me mbathje e reçipeta:

    “Kam qenë 400 herë i lidhur dhe 40 herë i dashuruar. Ato çmenden rrugës. Më ngrenë nervat dhe çohem, i shaj. I nxjerr nga shtëpia, se nuk do dal nga shtëpia ime. Kam nxjerrë disa vajza nga shtëpia në 2:00 të natës. Ishim (me një prej tyre) duke bërë seks dhe pasi mbaruam, më tha diçka ‘të mençur’ dhe i thashë që ta linte si muhabet dhe po bënte si feministe. E nxora nga shtëpia, ishte me mbathje dhe sutjena. Rrobat ia hodha nga ballkoni”, u shpreh Albano, duke vënë buzën në gaz.

    Të tilla raste, sado të mendojnë se ngrenë burrërinë e një personi, sërish janë të pahijshme dhe histori që edhe nëse janë sqaruar mes dy protagonistëve, mund të mbeten të pathëna. Fundja, nuk është një krenari e jashtëzakonshme të nxjerrësh një vajzë me mbathje e reçipeta nga shtëpia, është krejt e kundërta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit