2.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mbesa e Le Pen: Jo Shqipërisë në BE! Aty ka mafie, korrupsion dhe… martesa me forcë

    Albanofobia në Francë vijon të shfaqet me gjithë fuqinë e saj, këtë herë përfaqësuar nga politikanët ekstremistë të “Frontit Nacional”.

    Së fundmi është Marion Maréchal ajo e cila ka shpërthyer në urrejtje kundër Shqipërisë, duke renditur disa prej stigmave që kanë shqiptarët në botë, shpesh edhe të ekzagjeruara.

    Ajo thotë se Shqipëria nuk duhet të pranohet në Bashkimin Europian pasi është një vend me korrupsion, femra të dhunuara, mafie, hakmarrje madje edhe sipas saj, vend ku bëhen martesa me forcë.

    Mesa duket mbesa e politikanes ekstremiste Marine Le Pen e njeh Shqipërinë përmes dokumentarëve të “Luçes” në vitet 1900.

    “Korrupsion, martesa me forcë, femra të dhunuara, mafia, hakmarrja, trafiku: Jo hyrjes së Shqipërisë në Europë”, shkruan ajo në rrjetin social X.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit