8.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Aldo i shprehu ndjenjat Danjës, reagon i dashuri i banores: Jam krenar për të

    Aldo Marku pas largimit të tij nga Big Brother VIP, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin Fan Club, ku ka ndarë disa momente nga qëndrimi i tij në shtëpinë e famshme. Gjatë bisedës, ai ka sqaruar një deklaratë të bërë disa ditë pas daljes së tij, lidhur me modelen Danja.

    Aldo ka treguar se pëlqimi që kishte shprehur për Danjën nuk ishte i vërtetë, por një mënyrë për ta testuar atë. Sipas tij, ai ka dashur të shohë se si do të sillet ajo me të pas kësaj deklarate.

    “E bëra për ta parë si do sillet ajo me mua, por ajo nuk më mbajti ndonjë distancë. Fillova të ndihesha keq sepse nuk doja ta nxirrja keq atë,” – u shpreh Aldo.

    Ndërkohë, në studio është lexuar një mesazh mbështetës nga Redi, partneri i Danjës, i cili doli në mbrojtje të saj dhe dha një mesazh të fortë, duke theksuar vlerat që ajo ka.

    “Danja është një vajzë që ka arritur deri këtu prej vlerave të saj. Për këdo që përpiqet të përbaltë figurën e saj, veprat flasin më shumë se fjalët. Sikurse ka qenë e dukshme dhe në debatet që ka pasur brenda shtëpisë ajo s’ka zgjedhur të ulë dikë siç kanë ulur atë. Për më tepër ajo ka falur më shumë se kushdo në atë shtëpi. Jam krenar për të. Danja më ka mua, unë kam atë. Kjo na mjafton”, është shprehur ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit