E ftuar në “Wake Up”, Aleksia Peleshi bëri disa rrëfime më shumë mbi lidhjen e shumëpërfolur të saj me Romeo Veshaj. Edhe pse kishte nxituar ta bente publike lidhjen, tani qe që gjërat u moren nje drejtim, ajo thotë se ndihet e cliruar .
Pjese nga intervista:
Të bezdisin lajmet në portale, që je përfolur shumë kohët e fundit?
Më bezdis sepse jam nxituar duke folur më shumë se ç’duhet. Njerëzit nuk kanë pse t’i dinë të gjitha. Për këtë i kam rënë pak pishmanit. Por ç’ndodhi, ndodhi.
Si je tani me punët e zemrës?
Njeriu reflekton, kupton më shumë për veten. Unë kam kuptuar se unë nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që të dashuron verbërisht. Ose kam qenë e dashuruar me idenë e krijimit të një familjeje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një njeri. Nuk ma ka bërë zemra ‘bam’.
Mendon të marrësh pjesë në “Big Brother VIP”?
Më ka ngelur pak peng që nuk u futa vjet. Më kanë penguar njerëzit e mi të cilët pyeta. Për vitin tjetër besoj se po. E kam me qejf.