13.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Alergjia nga dielli, uji etj: Cilat janë alergjitë më të rralla në botë

    Jo pak njerëz u habitën kur këngëtarja Olta Boka tregoi në Instagram se ka alergji nga rrezet e diellit, një gjendje e rrallë që prek pak njerëz. Cilat janë disa nga alrgjitë e tjera më të rralla?

    Sperma (hipersensitiviteti i plazmës seminale)

    Ky reagim i rrallë shkaktohet nga proteinat në spermën mashkullore. Edhe pse mendohet si një alergji e rrallë, një studim i vogël i kryer disa vite më parë sugjeroi se kjo gjendje mund të prekë deri në 12% të grave. Simptomat priren të shfaqen pas marrëdhënies seksuale ku sperma bie në kontakt me vaginën. Njerëzit me këtë gjendje raportojnë skuqje, ënjtje, kruajtje dhe dhimbje. Alergjia nuk mendohet të ketë ndonjë efekt në fertilitet, por fekondimi artificial mund të konsiderohet një opsion për gratë me raste të rënda.

    Uji (urtikaria akuagjenike)

    Urtikaria akuagjenike është një formë e rrallë e urtikarisë fizike, ku kontakti me ujin mund të shkaktojë urtikarie, skuqje. Sado e frikshme që tingëllon, nuk ka nevojë të jetë ndonjë lloj uji i veçantë; të gjitha llojet mund të jenë përgjegjës. Uji është padyshim një pjesë thelbësore e jetës së përditshme që mund ta bëjë jetën me alergji ndaj ujit mjaft sfiduese. Larja, madje edhe të qenit jashtë kur bie shi mund të shkaktojnë një reagim të dhimbshëm.

    Rrezet e diellit (shpërthimi polimorfik i dritës, ose PLE)

    Kjo alergji e veçantë shfaqet si një skuqje që mund të marrë forma të ndryshme (njolla të mëdha ose të vogla, ose njolla) pas ekspozimit ndaj dritës së diellit. Kjo më pas mund të çojë në flluska.

    Djersa (urtikaria kolinergjike, ose CU)

    Urtikaria e shkaktuar nga djersa prodhon një reaksion gërvishtjeje dhe djegieje në sipërfaqen e lëkurës. Kjo priret të ndodhë kur temperatura e përgjithshme e trupit rritet, si gjatë stërvitjes ose situatave stresuese, kur bëni dush të nxehtë ose kur hyni në një mjedis të nxehtë (si sauna ose kuzhinë). Rastet e lehta të CU mund të jenë mjaft të zakonshme, por një reagim i rëndë është më i pazakontë. Shkaku mendohet të jetë i lidhur me një antitrup të sistemit imunitar që reagon ndaj temperaturave të ngritura të lëkurës.

    Deodorant (dermatiti axilar)

    Alergjitë e produkteve kozmetike janë mjaft të zakonshm. Shumica e njerëzve me këtë gjendje ka të ngjarë të kenë alergji të tjera me bazë kozmetike ndaj aromave ose vajrave esenciale. Gjendja mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar dhe gjetja e një produkti alternativ të përshtatshëm mund të marrë kohë; rekomandohet këshilla nga specialistët dermatologë.

    Era e peshkut

    15% e njerëzve mund të përjetojnë një reagim ndaj erës së prodhuar vetëm nga peshku dhe ushqimet e detit. Ky lloj reagimi ndaj një ere është i pazakontë dhe ka tendencë të ndodhë vetëm kur ushqimet e detit janë duke u gatuar. Peshku dhe ushqimet e detit lëshojnë proteina shumë të vogla të quajtura amina gjatë gatimit, të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë.

    Dridhjet (urtikaria vibruese)

    Një formë tjetër shumë e rrallë e urtikarisë fizike është ajo e shkaktuar nga dridhjet. Veprimet si duartrokitja, vrapimi ose udhëtimi mund të shkaktojnë reaksione urtikariale. Shumica e reaksioneve vibruese zgjasin më pak se një orë, por ende mund të shkaktojnë parehati.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit