12.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Alfred Lela fantazon vrasjen e Edi Ramës nga mjekët

    Shefi i propagandës së Sali Berishës, Alfred Lela ka fantazuar vrasjen e Edi Ramës nga mjekët.

    Ai ka postuar një fotomontazh me dy foto në Facebook, në njërën prej të cilave është një sekuencë e një filmi, ndërsa poshtë saj është një fotografi e disa mjekëve shqiptarë, mes të cilëve Profesor Arben Gjata, të cilët kryen ndërhyrjen kirurgjikale për heqjen e apendicitit të kryeministrit Rama dy ditë më parë.

    Lela e shoqëron fotomontazhin me diçiturën: “Vrasja e Kennedy: Një mjek, Apendisiti i Ramës: Pesë.”

    Kryeministri Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e apendicitit dy ditë më parë në  QSUT.

    Ndërhyrja u krye nga një ekip mjekësh të QSUT-të të drejtuar nga Profesor Arben Gjata. Kreu i qeverisë shkroi një ditë më pas se ndihej mirë dhe se kishte shkuar në shtëpi ku do vijonte riaftësimin.

    Shefi i propagandës së Berishës fantazon vrasjen e Edi Ramës

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit