12.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Alfred Lela mendon se rrahja e Berishës ka dhe anën pozitive

    Zëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, ka reaguar pas goditjes së shefit të tij.

    Lela thotë se pas goditjes së Berishës qendron Rama, që sipas tij, ka rrahur edhe atë vetë.

    Ai megjithatë e ka parë pozitivisht rrahjen e Berishës, pasi u bë lajm ndërkombëtar.

    “Ishte një bumerang kolosal në fytyrën e kësaj përpjekje dhe në fytyrën e qeverisë. Kur përpiqesh të hedhësh vallen e harmonisë dhe të përkulesh në gjunjë për të treguar tolerancë me liderat europianë dhe ndërkohë një opozitë që ka lajmëruar protestë paqësore me flamuj të BE, në paqe, dhe liderit të opozitës i ndodh ajo që i ndodhi, bëhet lajm në të gjithë mediat ndërkombëtare.

    Nis të nxjerrësh sytë e tjerit dhe nxjerr sytë e tu. U prish ajo kartolina që Rama ka dashur t’i paraqesë të huajve, më shëmtuar sa s’ka”-tha Lela.

    “Rama vrau dhe atë pak lajm pozitiv që ka prodhuar qeveria në këto 9 vite. Për mua më e rënda është themelimi i një precedenti, precedent që sot e provoi fatkeqësisht Sali Berisha, por shumë të tjerë para tij.

    Njerëz që s’kanë pasur pushtet si aktivistët, gazetarët, janë dhunuar sistematikisht, edhe unë jam një prej këtyre rasteve, mbase jam më fatlumi”- vijoi Lela.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit