11.5 C
Tirana
E diel, 4 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Alfred Lela poston foton e një penisi artistik, për t’i dalë në mbrojtje Tomor Alizotit

    Alfred Lela, zëdhënësi i Sali Berishës, është irrituar ndaj kritikave që kanë qenë të shumta ndaj Tomor Alizotit, në lidhje me shprehjen e tij: “Do ju hamë të gjallë”.

    Në një postim në rrjetet sociale, Lela thekson se këta kritikë duhet të prekeshin ndaj fjalëve të Edi Ramës për Noc Rrokun, pasi sipas Lelës, Noci nuk është as metaforë e as një term i vjetër në shkodër, por thotë është prej mishi.

    “O robo: a kam filluar unë të habitem më shpejt se sa duhet, apo ju që prekeni nga togfjalëshi i T. Alizotit “do t’ju ha të gjallë”, jeni të njëjtët që nuk bëzani kur Rama ua bën peshqesh në çdo miting nocrrokun!?

    Edhe nocrroku prej mish njeriu është.  Kot rebeloheni: si Alizoti, ashtu edhe ju që zemëroheni me të, jeni të familjes së karnivorëve (mishngrënësve).

    Vetëm se Tomorri, si aristokrat që është, i lë jashtë ca pjese”, shkruan Lela, i cili poston një gravurë antike në formën e një organi gjenital, që sipas tij, nuk është gjë tjetër veçse Noc Rroku që përmend Rama.

    Alfred Lela mbron Tomor Alizotin, duke publikuar foton e një organi

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit