Në Radio Televizionin Shqiptar kanë nisur shkarkimet masive nga puna, ndërsa raportohet se shkarkimet e menjëhershme janë bërë në mënyrë arbitrare.
Gazetari Isa Myzyraj thotë se është në kontakt me organizatat e huaja lidhur me këtë situatë. Ai shprehet se ka marrë një sërë denoncimesh për shkelje të Kodit të Punës dhe shkarkime arbitrare.
Kujtojmë, se vetëm pak javë më parë, ish-deputeti socialist Alfred Peza u zgjodh drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, vendim që u kundërshtua nga opozita pasi sipas ligjit për mediat audiovizive drejtorit nuk i lejohet të jetë i angazhuar në politikë, apo të ketë medien e tij.
Shkrimi i gazetarit Myzyraj:
Jam në kontakt me organizatat e huaja për situatën që po ndodh më Radio Televizionin Shqiptar.
Ditëtë e fundit, ka pasur një sërë denoncimesh për shkelje të Kodit të Punës dhe shkarkime arbitrare nga RTSH.
Kam parë shkresa dhe vendime shkarkimi të menjëhershme nga puna, për të cilat vendime punonjësit pretendojnë se janë arbitrare dhe joligjore.
Televizioni Publik nga vetë emri, na përket të gjithëve, ai është e mirë publike, ndaj interesi duhet të jetë i të gjithëve neve mbi të.



