24.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Alibeaj përjashton Belind Këlliçin dhe 3 deputetë të tjerë nga grupi parlamentar i PD

    Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike deputetët Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këllici dhe Agron Shehaj.

    Këta të fundit janë larguar sipas Alibeajt se i ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike.

    Në njoftim thuhet se për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë.

    “Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj.

    Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar.

    Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023″-thuhet në njoftim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit