15.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Alketa Vejsiu sqaron të vërtetën pas videos virale që qarkulloi në rrjet!

    Një video e Alketa Vejsiut në makinë është bërë virale në rrjet, duke i bërë njerëzit të mendojnë se ajo po përdorte telefonin në timon, ishte futur kundërvajtje dhe se po shkaktonte trafik në Tiranë.

    Gjatë një “pyetje-përgjigje” në Instagram, Alketa ka folur për videon duke sqaruar se e gjitha ishte një sajesë për klikime.

    “Është thjesht një titull abuziv për të shkaktuar polemika dhe për të gjeneruar klikime dhe për ta politizuar Alketën. Nuk kam lidhje me politikën dhe nuk do të kem asnjëherë. Alketa është artiste në shpirt dhe në profesionin e saj, është dhe sipërmarrëse e thjeshtë.”

    Ajo shtoi:

    “Ka të tjerë që bëjnë gjëra më të mëdha se unë. Jo më larg se dje, kisha dalë nga vendi i parkingut dhe po prisja që të lirohej një vend aty. Nuk isha në lëvizje, në kundravajtje. Isha parkuar në anë të rrugës. Nuk kishte trafik, nuk po lëvizja dhe kisha të drejtë të përdorja telefonin se isha ndaluar. Gjithmonë kur gaboj kërkoj falje, por në këtë rast nuk kam.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit